Loading…

Kurti ia del të bëj foto edhe me zv/presidenten e SHBA’ve Kamala Harris

  • 12/11/2021 | 16:08

Kurti ia del të bëj foto edhe me zv/presidenten e SHBA’ve Kamala Harris

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar një fotografi nga Parisi ku duket bashkë me zv.presidenten e ShBA-ve, znj. Kamala Harris.


Kurti shihet në fotografi edhe me gruan e tij, Ritan.

“Dje dhe sot po marr pjesë në Forumin e Parisit për Paqe. Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron, mbrëmë na pritën për një darkë solemne në Pallatin Élysée, ku bashkë me gruan time Ritën, patëm nderin dhe kënaqësinë të takohemi me Zëvendës Presidenten e ShBA-së, Znj. Kamala Harris, dhe bashkëshortin e saj, Douglas Emhoff.” – ka shkruar z. Albin Kurti.

Nga Parisi, Kurti ka bërë disa postime në përkrahje të kandidatëve të VV-së për kryetarë të komunave në Kosovë.

Statusi i plotë:

Dje dhe sot po marr pjesë në Forumin e Parisit për Paqe. Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron, mbrëmë na pritën për një darkë solemne në Pallatin Élysée, ku bashkë me gruan time Ritën, patëm nderin dhe kënaqësinë të takohemi me Zëvendës Presidenten e ShBA-së, Znj. Kamala Harris, dhe bashkëshortin e saj, Douglas Emhoff.

Takime e biseda zhvilluam edhe me liderë të ndryshëm nga rajoni dhe bota.

Në Paris po diskutojmë për bashkëpunim dhe paqe me Presidentët Gjukanoviq e Komshiq e deri te Presidenti i Këshillit Evropian, z. Charles Michel e Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, z. Josep Borrell.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë