Loading…

Kurti injoron pyetjen për koalicionet politike: Të bëhemi bashkë kundër koronavirusit

  • 09/04/2020 | 11:32

Kurti injoron pyetjen për koalicionet politike: Të bëhemi bashkë kundër koronavirusit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i pyetur nag gazetarët për koalicionet e mundshme politike, ka anashkaluar atë duke thënë se të gjitha partitë politike të bëhen kundër koronavirusit, shkruan Gazeta Metro.


Këto deklarata Kurti i bëri gjatë vizitës në Malishevë, në vatrën më të madhe të Kosovës me covid-19.

“Jemi të gjithë bashkë pa dallim partie, as moshe e etnie, do të përqendrohemi në luftimin e kësaj të keqe duke e ditur se nuk kemi përvojë në këso situata, por do t’ia dalim mirë”, tha Kurti.

Ndërsa, shtoi se nuk është as vendi as koha për të folur për politikë.

“Prilli është muaji përfundimtar. Nuk është koha dhe vendi në Malishevë të flasim për situatën politike”, u shpreh Kurti./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë