Loading…

Kurti: Jemi duke bërë vlerësimin për dëmet e shkaktuara nga vërshimet, nuk do të mungojë ndihma

  • 25/01/2023 | 11:20

Kurti: Jemi duke bërë vlerësimin për dëmet e shkaktuara nga vërshimet, nuk do të mungojë ndihma

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se ndihma për komunat e prekura nga vërshimet nuk do të mungojë për asnjë moment, por sipas tij, krahas vlerësimeve të dëmeve duhet të bëhet dhe rivlerësim i sjelljes karshi mjedisit dhe natyrës.


Kurti para kabinetit qeveritar tha se preokupimi kryesor i vendit ditëve të fundit ishin vërshimet, ndërsa nga vizitat në terren kanë parë nga afër forcën shkatërruese të tyre.

“Dëmet janë të mëdha, ndërsa rreziku nuk ka kaluar i tëri. Reagimi i institucioneve shtetërore ka qenë i shpejt, solidaritet i madh dhe për fat të mirë pasojat ishin vetëm materiale…”, tha Kurti, duke treguar për veprimet që kanë ndërmarrë gjatë këtyre ditëve në terren.

Por, sipas tij, teksa po punojnë për të sanuar dëmet e shkaktuara, përveçse me pasojën, duhet të merren edhe me shkaktarët e vërshimeve.

“Dëmtimi i brigjeve dhe shtretërve të lumenjve nga eksploatimi i egër i zhavorrit, hedhja e mbeturinave në lumenj, prerja ilegale e pyjeve dhe mungesa e pyllëzimit, sistemet joadekuate të kanalizimit dhe ujëmbledhjes, planifikimi jo i duhur i infrastrukturës dhe ndryshime klimatike padyshim që i kanë lehtësuar, shpeshtuar e shpejtuar përmbushjet në vendbanimet tona”, u shpreh Kurti.

Kreu i ekzekutivit të vendit më tej tha se krahas vlerësimeve të dëmeve duhet të bëhet edhe rivlerësim i sjelljes sonë karshi mjedisit dhe natyrës dhe në të njëjtën kohë të përmirësohet edhe reagimi për parandalimin e vërshimeve.

“Duhet edhe hetim edhe për veprimet e jashtëligjshme në dëm të ekosistemit. Nuk mjafton vetëm rimëkëmbja nëse nuk nxjerrim mësime…. Komunave, familjeve, bizneseve dhe qytetarëve nga zonat e prekura do t’iu qëndrojmë pranë përherë. Ndihma nga qeveria nuk do të mungojë për asnjë moment. Skenderaj, Mitrovica, Klina, Istogu e Podujeva bashkë do të ngritën”, tha ndër të tjera kryeministri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë