Loading…

Kurti këmbëngul në të vetën: Nuk mund ta kthejmë pas vendimin e BQK’së për dinarin

  • 12/02/2024 | 11:38

Kurti këmbëngul në të vetën: Nuk mund ta kthejmë pas vendimin e BQK’së për dinarin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria e tij nuk do të ndërhyjë në vendimin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BKQ), të cilin e ka quajtur të pavarur në zbatimin e rregullores së saj.


Kryeministri Kurti ka mbështetur zbatimin e rregulloreve të reja për përdorimin e euros si monedhë të vetme, duke deklaruar se këtë vendim nuk mund ta kthejnë pas.

Ai gjithashtu ka theksuar se nuk ka plane për masë ndëshkuese dhe se do të jepet kohë serbëve etnikë për t’u përshtatur me këtë ndryshim.

“Nuk mund ta kthejmë këtë vendim. Nuk do të kemi asnjë lloj mase ndëshkuese – nuk duam të ndëshkojmë askënd”, ka thënë Kurti në një intervistë dhënë mediumit “Bloomberg” të hënën në Londër.

BQK-ja e ka publikuar rregulloren e re më 17 janar dhe ajo ka hyrë në fuqi më 1 shkurt.

Banka Qendrore ka bërë të ditur se rregullorja e tyre nuk ndalon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në euro dhe nuk kufizon aktivitetin këmbimor të valutave nga institucionet financiare.

Në veri të Mitrovicës, serbët lokalë kanë paralajmëruar një protestë këtë të hënë në orën 12:00, për të kundërshtuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit si mjet pagese.

Kurti ka sqaruar se vendimi i Bankës Qendrore nuk pengon Serbinë për të ndihmuar komunitetin serb, dhe se Kosova nuk e ka ndaluar përdorimin e dinarit.

Ai ka theksuar se euroja duhet të jetë monedha e vetme e pranueshme për transaksionet me para të gatshme.

Po ashtu, kryeministri Kurti ka thënë se nëpërmjet Rregullores së BQK-së po luftohet kriminaliteti.

Të gjithë qytetarët që tashmë kanë një llogari bankare në euro, në cilëndo bankë të licencuar në Kosovë, mund ta përdorin të njëjtën për të pranuar mjetet nga çdo shtet.

Ndërsa, ata që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë te secila bankë, sipas Rregullores së BQK-së për Qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024.

Duhet theksuar se SHBA’të dhe BE kanë qenë shumë kritik ndaj Qeverisë pas këtij vendimi nga BQK, ndërsa është kërkuar pezullimi i zbatimit të rregullores së BQK’së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë