Loading…

Kurti: Kosovës i duhet ushtria për ta siguruar paqen e jo luftën

  • 14/02/2017 | 17:22

Kurti: Kosovës i duhet ushtria për ta siguruar paqen e jo luftën

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti thotë se Kosova ka nevojë të ketë një ushtri, jo për luftë por që të ketë paqe.

Sipas tij, Kosova është gjithnjë e rrezikuar nga Serbia andaj është e domosdshme të ketë ushtrinë sot.

“Është e rrezikuar nga Serbia dhe është e domosdoshme të ketë ushtrinë sot. E di që po të akuzohet Kosova prej armiqve dhe jo miqve por Kosovës i nevojitet ushtria të mos ketë luftë. Ushtria është ajo që siguron paqen aq më tepër ndaj armiqve që asnjëherë nuk janë dëshmuar paqësorë me ne”, ka thënë Kurti.

Ai gjatë fjalës së tij ka folur edhe për kohën kur UÇK-ja pas përfundimit të luftës u shua dhe në vend të saj u formua TMK-ja e që sipas Kurtit ishte vetëm një plan i Evropës e që e cila u shua pastaj dhe u formuar FSK-ja.

“Prej vitit 2008 na është thënë se FSK është Ushtria e Kosovës. Në vend të TMK-së nuk fituam ushtri por FSK-në”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se nuk duhet kërkuar nga NATO-ja që të na e bëjë ushtrinë.

“NATO-ja nuk na e bënë ushtrinë, je ti ai që e bënë NATO-n e jo NATO-ja ty”, tha Kurti.

Deputeti i VV-së shtoi se Serbia ka dhjetë fish më të lartë buxhetin për ushtri se sa Kosova, duke theksuar se Kosova është e rrezikuar nga Serbia dhe i duhet domosdoshmërisht ta ketë ushtrinë./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë