Loading…

Kurti krah Mickoskit në Shkup, bekojnë themelimin e VLEN’it

  • 09/05/2026 | 19:49

Kurti krah Mickoskit në Shkup, bekojnë themelimin e VLEN’it

Kryeministri në largim Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Kongresin e VLEN-it që po mbahet në Shkup, tha se është kënaqësi e veçantë siç tha “të gjendem në mesin tuaj në një moment me peshë të veçantë politike dhe shoqërore të themelimit të VLEN”.


“Ne jemi mësuar që në politikë shumë shpesh të shohim ndarje, copëtime politike në formacione të reja. Prandaj është shumë më e rrallë dhe domethënëse kur disa subjekte të ndryshme arrijnë vullnetin, vizionin dhe pjekurinë për t’u bashkuar në një trup të vetëm politik. Kjo përveç dëshmon përgjegjësinë politike përbën një model të ri bashkëpunimi për organizmin politike që veprojnë në rajon”, tha Kurti.

Sipas tij, ky Konges ka një simbolikë të vetme pikërisht se mbahet më 9 maj, në ditën e Evropës.

“Është kujtesë se Evropa moderne u ndërtua mbi rrënojat e fashizmit, supremacisë dhe luftërave. BE lindi si një projekt i paqes përmes antifashizmit dhe prosperitetit përmes demokracisë. Kjo ka rëndësi të veçantë për Ballkanin”, tha ai.

Ne duhet të jemi të qartë, shtoi Kurti, çdo ide që çon drejt fashizmit, nacionalizmit agresiv, mohimit të tjetrit duhet të kritikohet e mposhtet politikisht, moralisht e institucionalisht.

“Më 18 nëntor 2024, qeveritë e dy vendeve zhvilluan mbledhjen e përbashkët ku u nënshkruan disa marrëveshje, një pjesë e tyre janë realizuar dhe në pjesën tjetër punohet intensivisht dhe të mbyllen sa më shpejt”, tha ai.

Krah Kurtit ishte i ulur homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski, që është kritikuar rreptë nga krahu politik shqiptar opozitar në Maqedoni të Veriut për revanshizëm dhe diskriminim të shqiptarëve.

Jo shumë kohë më parë krah Mickoskit qëndronin Milorad Dodik, Bratislav Gasic, Patriarku serb Porfirije e Andrija Mandic të cilët i ngrisnin dolli Rusisë vëllazërore mjedis Shkupi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë