Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, po i kërkon kryeministrit Albin Kurti, që ta fshijë reagimin për vrasjen e gruas shtatzënë dhe të kërkojnë falje, por s’ka qenë vetëm Çitaku, që i ka reaguar Kurtit, edhe opinonist e njerëz të shoqëria civile po i kërkoijnë llogari, shkruan Gazeta Metro.
Vlora Çitaku ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti ta fshijë statusin ku reagoi për vrasjen e sotme të një gruaje në oborrin e QKUK’së.
Çitaku ka vlerësuar se Kurti ka gabuar në dy raste në shkrimin e tij.
“Kryeministër, fshije këtë status dhe kërko falje”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka treguar arsyen pse po i kërkon Kurtit këtë gjë.
Kryeministri Kurti, sot ka bërë një reagim skandaloz pas vrasjes së gruas 35 vjeçe në oborrin e QKUK’së.
Ai ndër tjera tha “Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme”, e për këtë, Kurti po kritikohet nga njerëz të politikes e shoqërisë civile.
Edhe opinonisti Ilir Mirena ka reaguar, ndaj shkrimit të Kurtit, duke kërkuar që dikush t’ia redakton postimet.
“Per krimin e tmerrshem qe ndodhi sonte mbi gruan shtatzene ne Prishtine, ky eshte dedikimi qe e shkroi Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti.
Eshte mire me fillu dikush me ia kontrollu dhe redaktu Kurtit profilin dhe postimet e tij ne facebook. Ka fillu me m’shqetesu gjendja e tij…”
Ndërsa, analisti Petrit Zogaj ka thënë se kryeministri të llogarisë sa më shumë se sa shqiptarë kanë mbetur nga kjo vrasje, por le ta dinë se pushteti i tij tashmë është përgjakur.
Gjithashtu ka theksuar se shteti është përgjegjës për vrasjen e dyfishtë
“Na doli qe shteti eshte pergjegjes per vrasjen e dyfishte. Pushteti aktual, i cili erdhi duke premtuar drejtesi, la te lire nje monstrum dhe nuk e mbrojti nje grua. (yourdoctors.online) Kryeministri le te ben llogari sa te mundet se sa shqiptare mbeten me pak nga kjo vrasje, por le ta din qe pushteti i tij eshte pergjakur tashme”, ka shkruar Zogaj.
Edhe Muhamet Hamiti nga LDK, ka qenë kritik ndaj Kurtit, ai ka thënë se shteti ka dështuar.
“Mbi 20 mijë pëlqime për një postim të keq!
Pa farë kuptimi është fraza ‘në qiellin e pistë’ në titull.
E kjo, po aq e marrë, “…dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë.”
Po të mos kishim armiq, çka?
Dy njerëz të pafajshëm janë vrarë sonte nga një kriminel: një grua dhe një fëmijë, i saj, që priste të vinte në jetë. Shteti ka dështuar.
Më shumë përgjegjësi e njerëzi pritet prej dikujt që është kryeministër.
Qysh u pëlqen njerëzve ky postim i keq i Kurtit?!”, ka shkruar Hamiti./gazetametro.net