Loading…

Kurti kritikon kosovarët se nuk po lexojnë, por postimi i tij është plot gabime gjuhësore

  • 09/08/2020 | 22:02

Kurti kritikon kosovarët se nuk po lexojnë, por postimi i tij është plot gabime gjuhësore

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot ka kritikuar qytetarët për mungesë lëximi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.


Teksa ish-kryeministri Kurti thotë se prindërit në Kosovë nuk lexojnë mjaftueshëm, duke bërë kështu që të mos ketë kulturë leximi. E si rrjedhojë e kësaj sipas tij, shumica e nxënësve nuk arrijnë t’i kujtojnë tre librat e fundit që kanë lëxuar.

Por, derisa kritikon prindërit e nxënësit për mungeste të kulturës dhe shprehjes së lëximit, Kurti bën gabime gjuhësore në statusin e tij.

Nasuf Abdyli, ka gjetur disa gabime gjuhësore në statusin e Kurtit në rrjetin social Facebook.

“Mbiemrat e gjinisë femërore, të cilët në numrin njëjës që mbarojnë me ër (për shëmbull: e vjetër, e varfër, e shtrembër, e shkurtër), në numrin shumës, shkruhen pa ë-në, e rrokjës së fundit të numrit njëjës. Prandaj, shkruhet, “Të VARFRA, e jo “TË Varfëra”, ka shkruar Abdyli.

Ai ka gjetur edhe gabime tjera kur bëhet fjalë për shumësin dhe njëjësin.

“Kur kryefjala e shprehur me togfjalësh (në këtë rast, “kultura dhe shprehia e leximit”) përbëhet nga dy a më shumë emra, folja që shpreh veprimin e kësaj kryefjale duhet të jetë në numrin shumës. Prandaj, shkruhet “MUNGOJNË kultura dhe shprehia e leximit” e jo “MUNGON kultura dhe shprehia e leximit”. Për të kuptuar më lehtë se sa themelor është ky gabim, të marrin një shembull të një fjalie me fjalë të tjera, por me strukturë të njëjtë morfologjike: Mungon portieri dhe sulmuesi i skuadrës. Pra, portieri dhe sulmuesi i skuadrës…”mungon” apo “mungojnë”?”, ka shkruar Abdylli.  /Insajderi.org

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]ro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë