Loading…

Kurti kritikon rininë e Kosovës: Thotë se kanë dëshirë të qëndrojnë në Prishtinë, po ia zbehin vlerën jetës në fshat

  • 27/09/2020 | 19:00

Kurti kritikon rininë e Kosovës: Thotë se kanë dëshirë të qëndrojnë në Prishtinë, po ia zbehin vlerën jetës në fshat

Lideri i VV’së, Albin Kurti njihet si kritik opozitar i thuajse çdo vendimi që merret nga partitë qeverisëse përgjatë viteve në vend. Së fundi, ai po i akuzon kundërshtarët e tij se kanë lënë shembull të keq tek rinia, duke u dhënë prirje që të jetojnë më shumë në kryeqytet, shkruan Gazeta Metro.


Kështu tha sot ish-kryeministri i vendit gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë të cilën ai e drejton.

Sipas Kurtit, rinia e Kosovës ia ka zbehur vlerën jetës në fshat e qytete të tjera dhe është përforcuar nga shembuj të kqinj, të cilët fokusohen më shumë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

“Ekziston një prirje, sidomos te të rinjtë për t’ia zbehur vlerën jetës në fshat e në qytetet e tjera, e përforcuar prej shembujve të kqinj të partive të tjera, apo edhe nga spektakli mediatik që fokusohet në masë të madhe në kryeqytet.”, tha Kurti, përcjell Gazeta Metro.

Ju falemnderit i nderuari Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Hydajet Hyseni,Përshëndetje…

Publiée par Albin Kurti sur Dimanche 27 septembre 2020

Këtë deklaratë, kryetari i VV’së e bëri teksa po fliste për zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, duke thënë se qeverisja e mirë fillon nga qendrat më të vogla.

Ndryshe, Albin Kurti ka shërbyer për rreth 50 ditë si kryeministër i Republikës së Kosovës.

Kuvendi i Kosovës e ka shkarkuar atë nga detyra më 25 mars të këtij vit, më 82 vota pro, pas rreth 50 ditë qeverisje.

Që atëherë, Kurti thuajse në secilën paraqitje të tij ka kërkuar qe vendi të shkojë në zgjedhje, nën pretendimet se VV i ka mbi 50 përqind të votave të qytetarëve./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë