Loading…

Kurti: Listës Serbe nuk ia kam nevojën, por do t’i përfshij në Qeveri disi

  • 11/11/2019 | 23:06

Kurti: Listës Serbe nuk ia kam nevojën, por do t’i përfshij në Qeveri disi

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po thotë se nuk ia ka nevojën Listës Serbe për koalicion, dhe do t’i përfshirë në Qeveri si obligim kushtetues, shkruan Gazeta Metro.


Në një intervistë për Report Tv, Kurti ka folur rreth koalicionit me LDK’në, për të cilin është shprehur se ka nevojë.

Sa i përket deputetëve të pakicave, ai tha se Listës Serbe ‘do t’ia bëjë një vend’, sa për ta përmbushur Kushtetuen.

Por, Kurti po thotë se kësaj partie serbe nuk ia ka nevojën.

“Duhet të kem marrëveshje me LDK-në dhe 10 deputetët e pakicave jo serbe dhe në fund do të gjejmë ndonjë mënyrë për ta përmbushur Kushtetutën por për koalicion politik nuk ua kemi nevojën. Ne nuk do të na varet qeveria nga Lista Serbe, por obligim kushtetues do ta gjejmë” tha ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë