Loading…

Kurti luan rolin e prokurorit, thotë se Astrit Dehari u mbyt në burgun e Prizrenit

  • 05/11/2021 | 10:30

Kurti luan rolin e prokurorit, thotë se Astrit Dehari u mbyt në burgun e Prizrenit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka tejkaluar kompetencat e tij prej të parit të qeverisë duke ndërhyrë në punët e drejtësisë.

Ai sot në homazhet për aktivistin Astrit Dehari, ka thënë se ky i fundit është mbytur në burg.

Madje ka thënë se përgjegjësit duhet gjykuar e dënuar.

“Ai u mbyt në burg, në burgun e Prizrenit më 5 nëntor të vitit 2016 dhe sot e kësaj dite ne nuk mund të jemi të qetë përderisa nuk ka drejtësi për Astritin, përderisa përgjegjësit nuk janë gjykuar e dënuar dhe përderisa nuk është zbardhur në plotni e vërteta për të”.

“Astritin e kemi pas shok të ngushtë, i cili ka qenë shembull për të gjithë neve me aktivitetin, dashamirësinë dhe organizimin që ka bërë, ne ja kemi borxh edhe Astritit por edhe qytetarëve, drejtësinë për Astritin”, ka thënë Kurti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë