Loading…

Kurti mbetet jashtë: VV garon në zgjedhje pa bartës të listës së deputetëve

  • 30/01/2021 | 17:53

Kurti mbetet jashtë: VV garon në zgjedhje pa bartës të listës së deputetëve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, përfundimisht nuk do të mund të konkurojë për deputet në listën zgjedhore të partisë së tij për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që mbahen me 14 shkurt, shkruan Gazeta Metro.


Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe PDAK, nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën për rirenditjen e listave të kandidatëve për deputet.

Yll Buleshkaj nga Zyra për regjistrimin e partive, tha se deri në orën 16:00 katër subjekte politike nuk i kanë rirenditur listat e tyre .

Sipas tij, subjektet politike janë Lëvizja Vetëvendosje, AAK, Nisma dhe PDAK.

Ai shtoi se në hapësirat në broshura ku mungojnë emrat do të hijezohen ato me qëllim që të evitohen gabimet nga qytetarët./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë