Loading…

Kurti me kërkesa te ndërkombëtarët: Kërkoni llogari nga Serbia për privimin e 4 komunave veriore

  • 07/02/2023 | 15:55

Kurti me kërkesa te ndërkombëtarët: Kërkoni llogari nga Serbia për privimin e 4 komunave veriore

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë, kanë marrë mesatarisht 62 për qind më shumë buxhet për kokë banori, si dhe 89 për qind më shumë shpenzime kapitale për kokë banori se 28 komunat e tjera, 27 prej të cilave janë me shumicë shqiptare.


I pari i qeverisë tha se këto të dhëna janë marrë nga Departamenti i Buxhetit në ministrinë e Financave nga 14 vitet e fundit, teksa shtoi se gjashtë komunat me shumicë serbe që janë në jug, kanë performuar vazhdimisht më mirë se ato katër që janë në veri.

“Politikanët serbë dhe udhëheqësit komunalë në 6 komunat jugore ishin të gatshëm dhe në gjendje të planifikonin, siguronin dhe zbatonin më shumë infrastrukturë arsimore, shëndetësore dhe transporti për qytetarët e tyre sesa 4 komunat në veri”, shkroi Kurti.

Tutje, ai tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë llogari nga Qeveria e Serbisë për privimin e katër komunave veriore.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë llogari nga Qeveria e Serbisë për privimin e këtyre 4 komunave veriore nga zhvillimi i duhur. Detyrimi i saj ndaj qytetarëve vendas nëpërmjet një grushti kriminelësh, të udhëhequr nga paratë, narkotikët dhe trafikantët e armëve në listën e zezë të Thesarit të SHBA-së, duhet të dënohet publikisht”, ka shkruar Kurti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë