Loading…

Kurti me Varhelyi: S’jemi as ‘afër’ dhe as ‘fqinj’ me BE’në, sepse jemi të rrethuar nga ajo

  • 29/04/2021 | 18:30

Kurti me Varhelyi: S’jemi as ‘afër’ dhe as ‘fqinj’ me BE’në, sepse jemi të rrethuar nga ajo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel është takuar edhe me Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.


Kurti ka thënë se Bashkimi Europian duhet t’i trajtojë shtetet e Ballkanit Perëndimor si anëtarë të ardhshëm të saj.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Europian. Ne nuk jemi as “afër” dhe as “fqinj”, sepse jemi të rrethuar nga Bashkimi Europian. Kam theksuar se kjo duhet të jetë qasja e BE-së ndaj rajonit. Unë e sigurova atë [Oliver Varhelyi] për angazhimin tonë për reforma dhe ramë dakord që BE-ja nuk duhet të ketë alternativë”, ka shkruar shefi i qeverisë kosovare në një cicërimë në Twitter.

Në këtë takim u bisedua për procesin e liberalizimit të vizave ku Kurti përsëriti kërkesën që shtetet anëtare brenda Këshillit të BE-së të marrin sa më parë vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë