Loading…

Kurti mesazh ndërkombëtarëve: Serbia po e shkel marrëveshjen e Ohrit, të dënohet

  • 22/03/2023 | 20:54

Kurti mesazh ndërkombëtarëve: Serbia po e shkel marrëveshjen e Ohrit, të dënohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se BE-ja dhe SHBA-ja duhet ta gjykojnë dhe dënojnë Serbinë për sjellje destruktive në lidhje me marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve.


Kurti tha se edhe pse marrëveshja nuk është nënshkruar, ajo është pranuar nga të dy palët dhe se këtë e kanë pranuar edhe 27 anëtarët e BE-së.

“Ndonëse nuk ka nënshkrim, kemi marrëveshje, sepse BE-ja ka konstatuar një gjë të tillë, por jo vetëm kaq, janë 27 shtetet e BE-së që më 9 shkurt e kanë pranuar këtë. Ne kemi marrëveshje, është gjë tjetër që pala serbe refuzon ta nënshkruajë, sepse sic e zbuloi vetë nuk do ta zbatojë”

“Tashmë kanë dhen indikacione të qarta se po shkelin marrëveshjen, unë pres nga BE-ja dhe SHBA-ja që sjelljen destruktive të Serbisë, ta gjykojnë dhe ta dënojnë”, tha Kurti në një intervistë në RTK.

Ai tha se ka qenë jo vetëm konstruktiv në dialog, por edhe kreativ duke propozuar zgjidhje e modele.

“Unë në fakt kam qenë shumë kreativ, jam e vetmja palë që ka propozuar vazhdimisht zgjidhje e modele, që janë edhe çështje të brendshme të konfidicialitetit të bisedimeve:

Ai shtoi se Serbia nuk e nënshkroi se edhe ata po e dinë, se është njohje de facto.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë