Loading…

‘Kurti mori atë që donte nga Shtëpia e Bardhë, u vendos te shtetet që kanë vijë të kuqe’

  • 05/11/2021 | 18:37

‘Kurti mori atë që donte nga Shtëpia e Bardhë, u vendos te shtetet që kanë vijë të kuqe’

Kryetari i AKR’së Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me mosftesën për Kosovën nga SHBA në Samitin  Shoqërive të Lira, shkruan Gazeta Metro.


Pacolli u shpreh i zhgënjyer me këtë vendim, derisa tha se është shqetësues e tregon nevojën për reflektim se ku po shkon Kosova.

Tutje ai tha se kjo është hera e parë që Kosova nuk është pjesëmarrëse, dhe se asnjëherë nuk ka ndodhur që për më shumë se 7 muaj qeveria të mos e vizitojë Ëashingtonin, e liderët të mos takohen me homologët amerikanë.

‘’ Nuk i bën Kosovës nder të mbetët së bashku në grup me Vuçiçin, Dodikun dhe Putinin!

Përkundrazi është një kambanë alarmi!!!!!

Kosova në këto vite dhe muaj është treguar e pasinqertë ndaj aleancës me SHBA-në. Joe Biden dhe John Kerry gjatë administratës së Obamës u ofenduan nga pushtetarët e sotëm ndërsa sot çdo kërkesë amerikane merret me dyshim, refuzohet apo përbuzet’’, shkroi Pacolli ndër të tjera.

Ai shkroi se ‘’Kurti mori atë që donte’’, duke  thënë se ‘’nga Shtëpia e Bardhë, jo e kuqja, apo e gjelbërta, u vendos në grupin e shteteve që kanë vijë të kuqe nga Shtëpia e Bardhë.’’

Postimi i plotë:

”Përjashtimi i Kosovës nga Samiti i Demokracisë, i cili ka qenë projekti i politikës së jashtme të Presidentit Biden, është po aq shqetësues sa edhe nevojë për të reflektuar se ku po shkon Kosova.

Është hera e parë që Kosova përjashtohet nga një Samit i Shoqërive të Lira, samit ku Kosova duhet të ishte e para në rajon. Kosova më shumë se kurrë më parë ka nevojë të thyejë ciklin e izolimit. Shteti ynë duhet të jetë në forume shumëpalëshe si ky forum, por duhet të ketë edhe angazhim bilateral.

Asnjëherë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur që për më shumë se 7 muaj qeveria të mos e vizitojë Uashingtonin dhe as që një lider kosovar të mos takohet me homologët e tyre amerikanë. Kjo nuk ndodhi as gjatë Asamblesë se Përgjithshme të OKB-së.

Nuk i bën Kosovës nder të mbetët së bashku në grup me Vuçiçin, Dodikun dhe Putinin!

Përkundrazi është një kambanë alarmi!!!!!

Kosova në këto vite dhe muaj është treguar e pasinqertë ndaj aleancës me SHBA-në. Joe Biden dhe John Kerry gjatë administratës së Obamës u ofenduan nga pushtetarët e sotëm ndërsa sot çdo kërkesë amerikane merret me dyshim, refuzohet apo përbuzet.

Kryeministri Kurti mori atë që donte. Nga Shtëpia e Bardhë, jo e kuqja, apo e gjelbërta, u vendos në grupin e shteteve që kanë vijë të kuqe nga Shtëpia e Bardhë.

Dëm i madh për Kosovën!”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë