Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar përkrahjen e kandidatëve të partisë së cilës i përket, para zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, derisa nuk ka hezituar as t’i ftojë në kryeministri ata, shkruan Gazeta Metro.
Kësaj here Kurti vazhdoi fushatën për Shpejtim Bulliqin, i cili kandidon për komunën e Podujevës.
Bashkë me Bulliqin i ftuar ishte edhe hoxha Elvis Naçi, i cili nuk dihet për arsyet për të cilat ndodhej atje.
Madje e tërë çudia e madhe ishte se ai ishte ftuar në kryeministri, duke treguar ‘një flirtim’ me elektoratin që i takojnë fesë islame.
Kujtojmë se Kurti këtë flirtim e ka bërë që nga koha kur u zgjodh kryeministër, ku nëpër tubime e konferenca shpeshherë ndalej në gjysmë për ‘të respektuar ezanin’, e për këtë ishte kritikuar shpeshherë.
Ndryshe, Elvis Naçi, njihet si imam kontravers, gjithashtu i njohur për qëndrimet e tij kundër grave.
“Bashkëshorte e vërtet është ajo që kur e shikon bashkëshortin gëzohet, e pret me kënaqësi. Në qoftë se ti e pret burrin ashtu siç je ngritur nga gjumi, ai do të hapë sytë tek gratë e huaja. Nëse bashkëshorti të afrohet tek bashkëshortja në darkë dhe ajo nuk afrohet, engjëjt e mallkojnë deri në mëngjes”, kishte thënë Naçi në një emision./gazetametro.net
Më poshtë postimi i plotë nga Bulliqi: