Kryeministri Albin Kurti i cili po qëndron në Britani të Madhe, në rrjetin social Facebook ka shkruar se ka marrë përkrahje për anëtarësim në Këshill të Europës dhe në NATO, shkruan Gazeta Metro.
Kurti atje ka takuar ministrin e Jashtëm të këtij vendi, ku dhe kanë folur për forcimin e bashkëpunimit rajonal.
Shefi i qeverisë kosovare ka takuar edhe deputetë të forcave politike në kë të shtet, madje këta të fundit i premtuan Kurtit ndihmë në anëtarësim në mekanizma ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Në vizitën time në Londër, takova Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, të cilin e urova për detyrën e re. Biseduam për marrëdhëniet tona dypalëshe, si t’i forcojmë ato edhe më tej, si dhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal.
Në Parlamentin Britanik takova sot deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, All Party Parliamentary Group (APPG), Harriett Baldëin, Stephen Doughty, Alex Sobel, Martin Vickers, Luke Pollard, Mattheë Offord dhe Tony Lloyd. Deputetët premtuan përkrahje të plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare.
Në takimin me liderin e Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Keir Starmer dhe zëvendësen e tij, znj. Angela Rayner, biseduam për miqësinë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për vlerat e interesat tona të përbashkëta. Sir Keir Starmer ofroi përkrahje për Kosovën në arenën dhe integrimet ndërkombëtare.
Takova edhe Sekretarin për Punë të Jashtme në hije të Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, z. David Lammy. Krahas rrethanave aktuale në politikën ndërkombëtare diskutuam edhe për partneritetin mes dy vendeve tona. Z. Lammy theksoi që përkrahja e Partisë Laburiste nuk ka munguar kurrë për Kosovën, sidomos që nga Kryeministri Tony Blair e deri më sot./gazetametro.net