Loading…

Kurti në Kongresin e SPD takon Kancelarin Scholz, flet për raportet Kosovë -Gjermani, s’përmend dialogun

  • 09/12/2023 | 14:42

Kurti në Kongresin e SPD takon Kancelarin Scholz, flet për raportet Kosovë -Gjermani, s’përmend dialogun

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në Berlin ku po merr pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), shkruan Gazeta Metro.


Në njoftimin për takimin me Scholz, Kurti nuk përmendi dialogun me Serbinë përveçse raportet Kosovë -Gjermani, si dhe ideologjinë e përbashkët politike.

“Kënaqësi të marr pjesë në kongresin e partisë SPD të këtij viti, ku pata një takim të frytshëm me kancelarin e Gjermanisë, duke nënvizuar fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, ka shkruar Kurti pas takimit me Scholz.

Kurti ka udhëtuar dje për në Berlin në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane.

Ndërkaq, të dielën do të takojë pjesëtarë të mërgatës së Kosovës në Gjermani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë