Loading…

Kurti në Prekaz: Kullat e Jasharajve duhet t’i mbrojmë, janë margaritar i historisë së lavdishme

  • 22/01/2022 | 09:34

Kurti në Prekaz: Kullat e Jasharajve duhet t’i mbrojmë, janë margaritar i historisë së lavdishme

Në 24-vjetorin e sulmit të dytë nga forcat serbe ndaj familjes Jashari, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku kanë bërë homazhe mëngjesin e së shtunës tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.


Nga aty, Kurti tha se në 24-vjetorin e sulmit të dytë, shkuan që të bëjnë homazhe tek varret e tyre, por në të njëjtën kohë i pari i Qeverisë tha se do të shohin edhe ndërhyrjet emergjente në Kullën e Jasharajve. Me këtë rast ai theksoi se është obligim institucional, shoqëror e kombëtar që Kullat e Jasharajve të mirëmbahen meqë janë margaritar i historisë së lavdishme dhe njëkohësisht të historisë së dhimbshme.

Kurti: Kullat e Jasharajve duhet t’i mbrojmë, janë margaritar i historisë së lavdishme

“Sot me rastin e 24 vjetorit të sulmit mbi Jasharajt në 22 janarin e 1998 erdhëm që të bëjmë homazhe tek varret e tyre dhe njëkohësisht më pas të shikojmë se si janë duke u bërë ndërhyrjet emergjente në Kullën e Jasharajve, si janë duke u bërë ato shtrëngimet fillestare në mënyrë që kjo ndërtesë të mos degradohet dhe të mbrohet. Sot janë bërë 24 vjet prej kur forcat e shumta policore e ushtarake të Serbisë ia mësynë gjatë luftës çlirimtare për herë të parë kullës së Jasharajve[…]Para se të ndodhte Epopeja e UÇK-së ka pasur sulme mbi këtë Kull madje sulmi i parë është qysh në vitin 1991 para se më shumë se 30 vjetëve dhe ne e kemi obligim institucional, kombëtar e shoqëror që këtë objekt të historisë s ë veçantë të Kosovës e kombit shqiptar në përgjithësi ta mirëmbajmë sepse është një margaritar i historisë sonë të lavdishme dhe njëkohësisht edhe të dhimbshme”, tha Kurti.

Pas homazheve Kurti bashkë me kabinetin qeveritar do të vizitojnë kullat ku do të takohet edhe Familja Jashari, e po ashtu do të vizitohet shtëpia e Hamit e Salë Jasharit dhe të shihen ndërhyrjet emergjente në këtë shtëpi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë