Loading…

Kurti në Shtërpcë me ish-këshilltarin simpatizant të kriminelit Ratko Mlladiq

  • 06/02/2021 | 17:26

Kurti në Shtërpcë me ish-këshilltarin simpatizant të kriminelit Ratko Mlladiq

Paraditen e sotme, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili ia ka mësyrë garës për kryeministër e kaloi në Shtërpcë. Aty ai shkoi me disa bashkëpunëtorë të tij, përfshirë edhe disa të komunitetit serb.


Mbrojtja e lumit të Shtërpcës ishte arsyeja që dha Kurti për vizitën që sot bëri në këtë komunë, shkruan lajmi.net.

Kreu i VV-së, u pa të jetë i shoqëruar gjatë kësaj vizite edhe nga ish-këshilltari i tij, Nenad Rashiq.  Përveç Rashiqit, me Kurtin në Shtërpcë ishte edhe një serb tjetër, i cili gjithashtu kishte shërbyer si këshilltar i Kurtit gjatë kohës që ky ishte kryeministër vitin e kaluar. Ky person është Cvetko Veljkoviq.

Por historia e Veljkoviqit është pak më ndryshe se e Nenad Rashiqit. Lajmi.net kishte raportuar vitin e kaluar për emërimin e Veljkoviq, i cili shprehte haptas simpatinë e tij për kriminelin serb të luftës, Ratko Mlladiq.

Në vitin 2014, Cvetkoviq shpërndante këngë heroizuese për Mlladiqin, por që kjo nuk është se i kishte penguar fort Kurtit kur e kishte emëruar si këshilltar.

Kënga të cilët e shpërndante Cvetkoviq, ishte publikuar nga një rrjet i “këngëve patriotike serbe” në Youtube. E njëjta titullohet “Radko Mlladiq – Po më gjykojnë”.

Kujtojmë se Mlladiq është i dënuar me burgim të përjetshëm për 10 akuza për krime lufte, gjenocid e krime kundër njerëzimit.

Përveç kësaj, Cvetkoviq në Facebook shpërndante edhe lajme që kanë të bëjnë me mohimin e shtetësisë së Kosovës, në të cilat citohen fjalët e një ish-politikani gjerman.

Ky i fundit, në lajmin të cilin e shpëndante Cvetkoviq, thoshte se Gjermania nuk është dashur ta njihte kurrë Kosovën, dhe kundërshtonte hapur intervenimin e NATO-s në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë