Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon vizitën e tij disajavore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së fundmi, ai ka intensifikuar vizitat me figura politike amerikane nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati, ku ndër të tjerë u takua edhe me kongresisten demokrate Carolyn B. Maloney, shkruan Gazeta Metro.
Kurti në këtë takim preku disa çështje kryesore që kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës dhe procesin e dialogut me Serbinë.
“Ne ramë dakord që Bondsteel duhet të bëhet një bazë e përhershme ushtarake, se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja rrugë përpara dhe se qasja e Serbisë në fondet e SHBA’së duhet të kushtëzohet me dënimin dhe sanksionimin e plotë të luftës ilegale të Rusisë”, shkroi Kurti në Twitter.
Great meeting w/ @RepMaloney. We agreed that Bondsteel should be made a permanent military base, that mutual recognition btw Kosova & Serbia is the only way forward, and that Serbia’s access to US funds must be conditioned on fully condemning & sanctioning Russia’s illegal war. pic.twitter.com/GlMHU5FeRA
— Albin Kurti (@albinkurti) May 20, 2022
Kryeministri i Kosovës sot zhvilloi takim edhe me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit, Bob Menendez./gazetametro.net