Loading…

Kurti nga Amerika kërkon që Bondsteeli të bëhet bazë e përhershme në Kosovë

  • 19/05/2022 | 19:55

Kurti nga Amerika kërkon që Bondsteeli të bëhet bazë e përhershme në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur nga SHBA-të për çështjen e sigurisë në vend.


Kurti ka thënë se ndonëse Kosova nuk është në NATO, dëshiron të anëtarësohet në programin e partneritetit për paqe.

Ai ka thënë se është absurde që Serbia e cila synon status neutral ndaj zhvillimeve në Ukrainë, të ketë një program të tillë me NATO-n, e Kosova jo.

Në kët kontekst, Kurti ka kërkuar që Bondsteel, baza ushtarake amerikane në Kosovë të bëhet bazë e përhershme.

“Ne kërkuam që të ndihmohet Kosova për programin e partneritetit për paqe dhe gjithashtu kërkuam që baza ushtarake amerikane e cila ndodhet në Bondsteel, ta ngris statusin e saj, në një bazë të përhershme”, u shpreh Kurti për VOA.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë