Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron, ë një paraqitje para mediave vlerësuan raportet mes dy vendeve, shkruan Gazeta Metro.
Kryeministri Kurti tha se Evropa është bashkimi më i mirë për t’i hedhur bazat e një paqeje afatgjate dhe të konceptuar drejt.
“Tanimë realiteti ri ka përbërës të rinj. Ju siguroj se po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel sidomos vizitën e presidentit amerikan (Joe Biden) dhe bisedat me udhëheqësit e shteteve evropiane, të BE-së dhe më gjerë. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet, një situatë e menduar më mirë me pjesëmarrje më të artikuluara dhe drejtëpeshuara dhe një besim më të lartë”, tha Kurti në Paris.
Në këtë situatë, sipas Kurtit, Kosova do të kontribuojë me të gjitha mundësitë e saj.
Kurti tha se është privilegj dhe përgjegjësi që të takohet si kryeministër i Kosovës me presidentin e Francës.
“Jam i privilegjuar të jem këtu me ju, presidentin e një shteti të fuqishëm dhe me histori shumë dimensionale të pranisë në Evropën dhe botën tonë. Është privilegj dhe përgjegjësi për mua si kryeministri i shtetit më të ri të Evropës të jem para Pallatit Presidencial të Francës për t’iu garantuar se Kosova do të jetë gjithnjë me aspiratat evropiane dhe demokratike”, tha Kurti./gazetametro.net