Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur pikëllimin e tij me rastin e ndarjes nga jeta të ish-senatorit Bob Dole, shkruan Gazeta Metro.
Në një postim në Twitter Kurti thotë se ndjehet i pikëlluar nga vdekja e senatorit Bob Dole, duke kujtuar atë si përkrahës të pazëvendësueshëm të lirisë së Kosovës.
”I pikëlluar thellësisht nga lajmi për ndarjen nga jeta të senatorit Bob Dole. Duke i dërguar ngushëllime të përzemërta familjes Dole dhe kombit amerikan, teksa vajtojmë dhe nderojmë një hero amerikan dhe një përkrahës të domosdoshëm të lirisë së Kosovës. U prehtë në paqe”, ka shkruar Kurti./gazetametro.net
Deeply saddened by the news of Senator Bob Dole’s passing away. Sending heartfelt condolences to the Dole family and the American nation, as we mourn and honor an American hero and an indispensable supporter of Kosova’s freedom. May he rest in peace. pic.twitter.com/jgGSixJ7PQ
— Albin Kurti (@albinkurti) December 5, 2021