Loading…

Kurti njofton pas drekës me Lajcak se e pranoi Propozimin Europian, s’përmend Asociacionin

  • 06/02/2023 | 16:52

Kurti njofton pas drekës me Lajcak se e pranoi Propozimin Europian, s’përmend Asociacionin

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar në Twitter se ka pranuar të vazhdojë dialogun në Bruksel në bazë të planit franko-gjerman, tani zyrtarisht Propozimi Europian. Nuk u përmend fare në këtë njoftim se prezent në këtë drekë pune ishte prezent edhe Ambasadori Amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, e nuk u përmend as Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe që i kërkohet ta nisë themelimin para vazhdimit të dialogut në Bruksel, shkruan Gazeta Metro.


Kryeministri i Kosovës ka shkruar në Twitter pas drekës me Emisarin e BE’së Miroslav Lajcak dhe Ambasadorin  Amerikan, Jeff Hovenier, të cilin nuk e përmendi se është i gatshëm të vazhdojë të procesin e dialogut.

“Një diskutim i mirë me emisarin special të BE’së, Miroslav Lajcak, në një drekë punë në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE’së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që e konsiderojmë një bazë të mirë për diskutime të mëtejme dhe një platformë të qëndrueshme për përparim. Disa çështje të caktuara rreth garancive ndërkombëtare, mekanizma implementimi dhe renditje kohore do të adresohen së shpejti gjatë bisedimeve të radhës në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit Europian na bëjnë optimist. (Zolpidem) ”

Në këtë postim në Twitter është lënë të nënkuptohet se propozimi konsiderohet një bazë e mirë nga qeveria e Kosovës, por është lënë të nënkuptohet se disa çështje kanë mbetur për të diskutuar.

Nuk është përmendur fare çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe njohja e ndërsjellë me Serbinë, të parën që refuzon ta themelojë dhe të dytën që e ka kërkuar me ngulm vet kryeministri.

Në takimin e fundit mes kryeministrit Kurti dhe emisarit të BE’së Lajcak, ishte ky i fundit që kishte njoftuar poashtu në Twitter se ishte pranuar si plani europian dhe me të gjitha marrëveshjet paraprake të dala e nënshkruara në Bruksel. Pas disa orësh ishte kryeministri Kurti që e mohoi një gjë të tillë dhe njoftoi se nuk kishte pranuar as propozimin europian dhe as themelimin e Asociacionit. Pas kësaj kryeministri Kurti ishte përballur me presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare, posaçërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që e kanë ripërsëritur qëndrimin e përbashkët me BE’në se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është obligim i Kosovës dhe duhet themeluar sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2013. Në deklarimet publike të Emisarit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ishte shtuar tutje se Asociacioni do të themelohet, u pajtua apo jo kryeministri Kurti pasi nuk është zotim i tij por i shtetit të Kosovës, qëndrim ky që u vlerësua edhe si qëndrim shantazhues nga vet kryeministri, ndërsa knga krahu militant agresiv i VV’së si kërcënim.

Kryeministri Kurti jo shumë orë para takimit me Emisarin Lajcak kishte takuar edhe ambasadorët e akredituar në Kosovës, të cilëve u kishte paraqitur kushtet e tij për pranim të propozimit europian, të njejtat kushte që i kishte paraqitur në kuvendin e Kosovës para opozitës kosovare. Asnjë nga këto kushte nuk u përmendën në këtë tweet pas takimit. U mbuluan me terminologji si si garanca ndërkombëtare e orare implementimi që do të adresohen në takim të radhës në Bruksel. Nuk u përmend nëse ka pajtim për këto mekanizma dhe orare implementimi nga pala tjetër në dialog, ajo serbe. Presidenti serb Aleksandar Vucic që ka pranuar propozimin europian si konceptin e vazhdimit të dialogut por ka insistuar se nuk do të vazhdojë tutje pa nisjen e themelimit të Asociacionit.

Një gjë që vërehet qartë është mungesa e referimit të pjesëmarrjes në këtë drekë pune të ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier. Edhe fotografitë e publikuara në këtë tweet ishin kujdesur të shkrepen kur ai nuk ishte prezent si duket megjithesë tavolina ishte shtruar për katër persona sipas tyre. Fjalia e fundit në këtë njoftim të kryeministrit mund të thuhet se ishte një shtesë e çuditshme në njoftime të tilla, ku u theksuan ‘parimet demokratike me orientim europian’ janë shpresëdhënëse për kryeministrin. Thuajse kanë munguar më parë këto koncepte, apo edhe mungojnë tek një palë tjetër lehtësuese siç mund të nënkuptohet. Një pakënaqësi e kryeministrit Kurti me Emisarin Amerikan Escobar është vërejtur në publik tashmë, por është vërejtur edhe një përpjekje e tij që këto mospajtime t’i adresojë vetëm si çështje individuale, dukee tentuar që t’i paraqesë kërkesat e emisarit Escobar si vetëm të tijat e jo si të SHBA’së, një përpjekje e dështuar kjo që iu bë e qartë edhe nga Këshilltari Special i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, dhe vet shefi i tij Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, që kishte përshëndetur konstruktivitetin e presidentit serb Vucic, porosi me të cilën mungesa e konstruktivitetit të liderit tjetër në procesin e dialogut u theksua/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë