Loading…

Kurti njofton për telefonatën e Maas, e anashkalon tërësisht dialogun Kosovë-Serbi

  • 11/05/2021 | 14:40

Kurti njofton për telefonatën e Maas, e anashkalon tërësisht dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për telefonatën që ka zhvilluar me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, por për habi ka shmangur çështjen e dialogut, shkruan Gazeta Metro.


Kurti ka njoftuar për bisedën telefonike që zhvilluar me kryediplomatin gjerman duke thënë se ka pasur një telefonatë me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë , Heiko Maas, por ka anashkaluar bisedën që ka pasur rreth dialogut Kosovë.

“Telefonatë produktive me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas duke theksuar perspektivën Europian të Kosovës dhe marrëdhëniet tona të forta bilaterale. Gjermania është një anëtare thelbësor i BE dhe ne ndajmë të njëjtin vizion për një WB6 demokratike, të përkushtuar për anëtarësim të plotë në BE dhe NATO”, ka thënë Kurti.

Por, në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, thuhet se Mass në telefonatën që ka zhvilluar me Kurtin, çështje kyçe ishte dialogu Kosovë-Serbi për aspiartën europine të Kosovës.

“Është prioritet i lartë për Gjermaninë të ofroj një perspektivën brenda Bashkimit Europian shteteve të Ballkanit Perëndimor, i ka thënë Ministri i Jashtëm, Heiko Maas, Kryeminsitrit të Kosovës Albn Kurti në telefonatën e sotme. Dialogu për normalizim me Serbinë i udhëhequr nga BE’ja mbetet kyç për këtë synim”, ka thënë Maas./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë