Loading…

Kurti: Nuk e lejojmë Asociacionin, kemi përvojë të hidhur nga Bosnja dhe Hercegovina

  • 01/12/2022 | 10:08

Kurti: Nuk e lejojmë Asociacionin, kemi përvojë të hidhur nga Bosnja dhe Hercegovina

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se për shkak të përvojës së hidhur nga Bosnja dhe Hercegovina, nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, sepse nuk do që Serbia ta “kopjojë modelin” e Republikës Serbe.


Ai një gjë të tillë e ka deklaruar përgjatë një interviste për mediumin ‘N1 Sarajeva’ tha se pengesat e krijuara mes Prishtinës dhe Sarajevës vijnë si pasojë e Beogradit.

“Para disa vitesh, kur isha në Srebrenicë, më duhej të merrja një vizë në Ambasadën e Bosnjës dhe Hercegovinës në Shkup dhe më dhanë vetëm një për pesë ditë. Kemi shumë pengesa ndërmjet Prishtinës dhe Sarajevës, por mendoj se këto pengesa vijnë vetëm nga Beogradi. Serbia e konsideron Bosnjën dhe Hercegovinën si një shtet të përkohshëm dhe po punon për ta ndarë atë përmes Republikës Serbe. Problemi mes marrëdhënieve tona të ndërsjella është Beogradi zyrtar”, ka deklaruar ai, shkruan lajmi.net

Ai ka shpresuar që të ratifikohet marrëveshja e arritur në Procesin e Berlinit, në mënyrë që qytetarët e Kosovës dhe ata të Bosnjës të lëvizin lirshëm me leternjoftime nëpër dy shtetet respektive.

“Kosova nuk do ta lejojë Republikën Serbe brenda Kosovës dhe ne e dimë shumë mirë se këtë e dëshiron Serbia. Ne kemi përvojë të hidhur nga BeH dhe jemi shumë të kujdesshëm që Serbia të mos e kopjojë atë model në Kosovë”.

“Në Republikën e Kosovës do të donin që Kosova të mos jetë shtet, dhe do të donin Asociacionin e Komunave Serbe, që do të ishte shtet i Serbisë në kuadër të Republikës së Kosovës”, ka komentuar Kurti synimet e Beogradit kur ka folur për Asociacionin.

Kryeministri Kurti ka folur edhe për planin franko-gjerman, të cilin e ka quajtur si një bazë të mirë të dialogut me Serbinë.

Në anën tjetër, shefi i ekzekutivit kosovar ka folur edhe për idenë e shkëmbimit territorial, duke thënë se kjo është ide e Beogradit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë