Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur të sfidojë sulmuesit e zëvendësit të tij, Avdullah Hotit, të cilin vetëm një ditë më parë e gjuajtën me vezë, transmeton Gazeta Metro.
Kreu i Qeverisë edhe këtë të diel ka dalë në punë, madje duke bërë të ditur se nuk ia ka frikën vezëve, ai nuk ka shfrytëzuar transport, por ka vendosur të ecë në këmbë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka përçuar mesazh në ruajtjen e ambientit, ku thotë se sa herë është e mundur duhet ta shmangim lëvizjen me automjet.
“Sot lëviza në këmbë nëpër qytet dhe shkova në zyrë pa makinë. Ambienti është jeta. Prandaj, le ta ruajmë. Sa herë është e mundur duhet ta shmangim lëvizjen me automjet”, ka shkruar Kurti.
Në këtë postim nga ana e kryeministrit, nuk kanë munguar edhe fotografitë, ku shihet Kurti me qytetarët të cilët I ka takuar gjatë rrugës për në punë.
Kujtojmë se një ditë më parë, derisa ishte duke ecur rrugës, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, u sulmua me vezë nga disa qytetarë.
Në videot e publikuara, sulmuesit dëgjohen duke i thënë “Nuk duhet të hiqet taksa”. /gazetametro.net