Loading…

Kurti nuk tërhiqet: Reciprocitetit ndaj Serbisë vendoset më 1 shtator

  • 10/08/2022 | 10:41

Kurti nuk tërhiqet: Reciprocitetit ndaj Serbisë vendoset më 1 shtator

Qeveria e Kosovës është duke zhvilluar mbledhjen e radhës.


Në fillim të kësaj mbledhje, kryeministri Albin Kurti, është deklaruar i bindur se nuk do të tërhiqen nga vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë, në lidhje me tabelat e automjeteve si dhe dokumentet.

Kryeministri Kurti theksoi se përballë fushatës që po bëhej për informimin dhe thirrjen për vendosjen e ligjshmërisë për tabelat dhe dokumentet, ishte ngritur edhe një fushatë e dezinformimit që nxiste frikë dhe synonte destabilitet, e që ishte në shërbim të barrikadave.

“Në përbërje me individë të armatosur, e me të kaluar kriminale barrikadat u bënin rezistencë vendimeve tona vetëm që të mbronin krimin e organizuar në veri të vendit.Të dashur bashkëqytetarë, konvertimi i targave të automjeteve nga ilegalet në RKS i shërben rendit dhe ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë në Republikën tonë.Duke i kontribuar këtyre qëllimeve, në të njëjtën kohë mund të përftohet nga lirimi i taksave doganore, tarifat për targën dhe pajisja për targë të automjetit që kapin shifrën prej rreth 5 mijë euro.Në anën tjetër vendimi për pajisje me dokumentin për hyrje-dalje, për ata që prezantojnë dokumentet serbe nuk do të pengojë lirinë e lëvizjes.Koha e pritjes është mesatarisht 20 sekonda, ndërkohë që për një masë të njëjtë tash e 11 vjet ne duhet të presim ndërmjet 10 dhe mbi 60 minuta”,deklaroi Kurti.

Ai theksoi se kishte dëgjuar për lajmin e rremë se ID-të apo dokumentet serbe do të konfiskohen në kufi në këmbim të dokumentit për hyrje-dalje, por se kjo nuk është e vërtetë.

“Ai dokument është shtesë që jepet pa pagese e me të cilin mund të merren edhe shërbime të tjera gjatë qëndrimit në Kosovë.Më 1 gusht në pikat kufitare ishin lëshuar gjithsej 2 mijë e 679 dokumente për hyrje-dalje, asnjë incident nuk ishte shënuar dhe asnjë ankesë nuk ishte deponuar.Askush nuk është imun ndaj lajmeve të rreme dhe rreziku prej tyre është shumë i madh.Jetojmë në një epokë sfiduese e na duhet kujdes i shtuar. Sot dezinformimi paraqet rrezik për vendin. Ju bëjë thirrje të ndiqni njoftimet nga institucionet, të verifikoni burimet e lajmeve të mos u dezinformohuni nga ata që duan destabizlim”,shtoi Kurti.

Kryeministri gjithashtu tha se fushata e Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e tabelave të automjeteve do të vazhdojë e nuk do të ndalet as pas 1 shtatorit kur do të fillojmë së zbatuari reciprocitetin.

“Ndërkohë dua të iu falënderoj për durimin, vetëpërmbajtjen që keni treguar të dielën dhe të hënën e 1 gushtit. Barrikadat në veri nuk vinë nga poshtë, por vendosen nga lartë, ato as nuk përfaqësojnë qytetarët tanë, e as nuk i mbrojnë.Kurse në anën tjetër Policia e Kosovës dhe institucione të tjera të vendit përbëhet nga qytetarët tanë pa dallim dhe janë në shërbim të qytetarëve tanë pa dallim”,përfundoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë