Loading…
Kurti nuk tregon se a i pranon, vetëm thotë se e respekton himnin dhe flamurin e Kosovës
  • 12/09/2019 | 20:44

Kurti nuk tregon se a i pranon, vetëm thotë se e respekton himnin dhe flamurin e Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se i respekton himnin dhe flamurin e Kosovës, por nuk ka treguar se do t’i njeh ata dhe ti mbaj në zyrën etij dhe të partisë, shkruan Gazeta Metro.


Kurti pas një tubimi me bashkatdhetarë në Berlin të Gjermanisë ka folur për simbolet shtetërore të cilat është shprehur se i respekton.

“Nëse në Ballkan jemi të ndarë nëpër shtete. Mërgata jonë është e bashkuar dhe ne këtë edhe e duam dhe e respektojmë. Himni tjetër është pa tekst s’e këndon dot. Mendoj që mirë është kështu siç është në këtë organizmin”, është shprehur Kurti duke folur për antonimin e vetëm himnit kombëtar.

“I respektoj simbolet e institucionet në Kosovë dhe flamurin e himnin e Kosovës do t’i respektoj nesër-pasnesër si kryeministër”, ka thënë Kurti në intervistën e dhënë për Deutsche Welle.

Kurse po ashtu ka thënë se si Kryeministër i Kosovës do të punonte për bashkimin kombëtar të trojeve shqiptare./gazetametro.net

 

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë