Loading…

Kurti nxehet e flladitet me klima mbi 4 mijë euro, përderisa qytetarët vuajnë nga faturat e larta

  • 31/03/2026 | 10:48

Kurti nxehet e flladitet me klima mbi 4 mijë euro, përderisa qytetarët vuajnë nga faturat e larta

Zyra e Kryeministrit ka dhënë kontratë në vlerë prej 4,330 euro për furnizimin dhe montimin e 10 kondicionerëve (klimave), përfshirë edhe demontimin e pajisjeve ekzistuese dhe instalimin e plotë të sistemit, shkruan Gazeta Metro.


Në një kohë kur qytetarëve u kërkohet të kursejnë energjinë dhe të përballen me çmime gjithnjë e më të larta, institucionet duket se kanë zgjedhur një qasje më komode.

Zyra e Kryeministrit ka dhënë një kontratë për furnizimin dhe montimin e kondicionerëve (klimave), me vlerë totale prej 4,330 euro.

Kontrata është dhënë më 20 shkurt 2026, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar për 1 prill 2026 – një datë që, për ironi, shpesh lidhet me gënjeshtra, por në këtë rast është faktike se bëhet fjalë për një shpenzim zyrtar.

Në garë kanë qenë pesë operatorë ekonomikë, ndërsa fitues ka dalë kompania Eor Group SH.P.K. nga Prishtina.

Sipas përshkrimit të kontratës, nuk bëhet fjalë vetëm për disa pajisje të reja, por për një ndërhyrje të plotë teknike. Parashihet demontimi i 10 kondicionerëve ekzistues dhe transportimi i tyre, si dhe furnizimi dhe montimi i 10 klimave të reja 12 BTU, sipas specifikave teknike.

Lista vazhdon me detaje që tregojnë një “kujdes maksimal” për rehati: montimi i elementeve metalike për fiksim, furnizimi me gypa bakri (deri në 20 metra), tuba të kondensimit, kabllo elektrike 2×2.5 mm² (deri në 50 metra), si dhe kanale plastike për vendosjen e instalimeve.

Madje, për montimin e këtyre klimave është paraparë edhe përdorimi i kamionit me kran për punë në lartësi deri në rreth 10 metra, që projekti të realizohet siç duhet, pa kursyer në asnjë detaj teknik.

Në fund, rezulton një paketë e plotë instalimi, ku përfshihet gjithçka  nga bulonat e deri te montimi final.

Në një kohë kur shumë institucione publike ankohen për kushte bazike dhe qytetarët përballen me sfida reale për ngrohje dhe energji, duket se në zyrat më të larta të shtetit prioritet mbetet komoditeti klimatik./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë