Loading…

Kurti optimist: Thotë se marrëveshja me Serbinë do arrihet gjatë mandatit të tij

  • 16/11/2021 | 13:52

Kurti optimist: Thotë se marrëveshja me Serbinë do arrihet gjatë mandatit të tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se Lëvizja e tij Vetëvendosje po i analizon shkaqet e rezultatit të zgjedhjeve lokale.


Pas rundit të dytë të këtyre zgjedhjeve, që u mbajt më 14 nëntor, Vetëvendosje përfundoi me udhëheqjen në katër komuna nga 38 gjithsej. Ky rezultat, sipas Kurtit, është i pakënaqshëm.

Në lidhje me dialogun me Serbinë, Kurti thotë se është i gatshëm për këtë proces, por shton se takimi i radhës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të varet nga dialogu në nivel negociatorësh.

Duke folur për marrëveshjen e mundshme me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, ai thotë se ajo duhet të ketë në qendër njohjen reciproke.

Sipas Kurtiit, brengosës është edhe fakti i “militarizimit të Serbisë”, ka thënë Kurti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë