Loading…

Kurti pa asnjë mik: Antagonizon SHBA dhe BE

  • 14/01/2022 | 23:42

Kurti pa asnjë mik: Antagonizon SHBA dhe BE

Mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë zgjoi reagime nga Qeveria Kurti, derisa nga ndërkombëtarët kërkohej që Kosova ta pranonte këtë kërkesë. E nga kryeministri i vendit, kjo u tha se nuk do bëhej për shkak se nënkupton ‘’cenim të vendit’’, shkruan Gazeta Metro.


Gjatë ditës përfaqësuesit e shteteve të QUINT shkuan në takim me kryeministrin Kurti, nga ku dolën pa përgjigje pozitive për kërkesën e tyre.

‘’Ne kemi inkurajuar të gjithë qytetarët serbë që të marrin pjesë në referendum dhe besojmë se është e rëndësishme që votuesit me të drejtë vote të mund të votojnë në zgjedhje dhe referendume. Vërejmë me keqardhje se qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të mbledhë fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë për referendumin e ardhshëm, në përputhje me praktikën e kaluar. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur’’, thuhej në reagimin e QUINT.

DASH pas QUINT ka ripublikuar komunikatën e lëshuar, ku thuhet se mbështetet referendumi dhe bëhet thirrje që në të të votojnë të gjithë qytetarët serbë.

“Vërejmë me keqardhje se qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të mbledhë fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë për referendumin e ardhshëm, në përputhje me praktikën e kaluar. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, thuhej në komunikatën e DASH-it.

Pas takimeve me QUINT, Kurti takoi presidenten e kryeparlamentarin e vendit. Nga ta kërkoi aprovimin e një seance të jashtëzakonshme.

Për refuzimin e injorimin e kërkesave nga shtetet aleate u përfol edhe në mediat më prestigjioze të huaja. Aty madje thuhej se këto refuzime do çojnë në acarim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kështu duke bërë që kryeministri Kurti për të disatën herë të ‘’izolohet’’ nga aleatët, e të ketë kundërshtime me ta.

Nesër nga ora 14:00 pritet që të mbahet seanca e thirrur nga kryeministri. E pjesëmarrëse nuk do jetë PDK, ata e kanë konfirmuar këtë gjatë një konference për media.

Reagime për deklaratat e Kurtit dhe refuzimin ishin të shumta. Më poshtë po u sjellim disa nga to:

Opinionisti Mero Baze, ka komentuar refuizimin e kryeministrit Albin Kurti për mbajtjen e referendumit për ndryshime  kushtetuese në Serbi.

‘’ Arsyetimi i Albin Kurtit se qytetarët që banojnë në një shtet tjetër nuk mund të votojnë për një shtet tjetër ka rënë ditën që ky tipi në foto me detyrë kryeministër i Kosovës ka shkuar e ka votuar kundër qeverisë së Shqipërisë hapur dhe me deklarata politike. Askush nuk e ndali askush nuk u shqetësua nga deliri i tij. Të vetmëve që u ka bë nder janë serbët e Kosovës pasi kanë një argument përse duhet të votojnë në referendumin e Serbisë’’, shkroi Baze.

Ish-lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Isa Mustafa tha se propozimi i kryeministrit Kurti që serbët të votojnë në Zyrën Ndërldhjëse dhe përmes postës e lejon referendumin e Serbisë.

“Kjo është forma, me të cilën po merren institucionet tona. Nuk ndalohet referendumi nëse qeveria thotë se ata mund të votojnë përmes Zyrës ndërlidhëse; kështu vetëm se  kamuflohen para qytetarëve. Askund në Kushtetutën e Kosovës nuk shkruan se është kundërkushtetuese votimi përmes vendvotimeve të asistuara nga OSBE , kurse është kushtetuese votimi në referendum për një shtet tjetër përmes Zyrës Ndërlidhëse. Kjo është demagogji dhe farsë.  Në fakt ndryshimet në Kushtetutën e Serbisë janë çështje e shtetit serb jo e Kosovës. Është çështje e sovranitetit shtetëror të një vendi”, tha Mustafa.

Njohësi i çështjeve politike Petrit Zogaj, përmes një postimi në Facebook, tha se një tufë popullistësh po tentojnë të përfitojnë nga kjo situatë.

”Qenkan bere bashke nje tufe popullistesh, duke shpresu qe do te perfitojne dicka nga kjo situate. Keta qe qenkan fshehur mbrapa Kushtetutes e rendit nderkombetar, a munden me na kallxu se ne cilat fusha serbet e Kosoves dhe Serbia nuk e shkelin Kushtetuten tone. Duke fillu nga ministri ne Qeverine Kurti, e deri tek nje infermier e arsmitar ne Shterpce e Leposavic, serbet dirigjohen nga Beogradi dhe e shkelin Kushtetuten e vendit cdo dite. Tash, meqe nuk merren me keto shkeljet e perditshme, keta cohen e marrin nje vendim thellesisht populist dhe thone qe “nuk lejojme referendum ne Kosove,” dicka qe po kerkohen qarte dhe zeshem edhe nga ShBA./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë