Loading…

Kurti paralajmëron djalin e Isa Mustafës dhe Devollët: Terminalet do ti kthehen shtetit

  • 28/11/2019 | 16:44

Kurti paralajmëron djalin e Isa Mustafës dhe Devollët: Terminalet do ti kthehen shtetit

Kreu i VV’së që është edhe pretendent për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës se shumë shpejt terminalet doganore që janë në pronësi private, do të kalojnë në pronësi të shtetit të Kosovës.


Nëpërmjet një statusi në Facebook ai ka paralajmëruar se ky transformim do të ndodhë edhe më shpejt sesa numrat e Z-mobile që u bartën tek Vala.

“Beteja ishte e gjatë, mirëpo mbrëmë në mesnatë, më në fund, 300 mijë numra të Z-Mobile kanë kaluar te Vala. Besoj që shumë më e shkurtër do të jetë beteja e kalimit të terminaleve doganore të privatizuara te shteti demokratik i Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Siç dihet, në Kosovë, ndër ata që menaxhojnë terminale, përveç Devollëve janë edhe familja e liderit të LDK’së Isa Mustafa.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë