Loading…

Kurti pas takimit me Komandantin e KFOR’it: Objektet e Komunave janë pronë e Republikës

  • 26/05/2023 | 21:31

Kurti pas takimit me Komandantin e KFOR’it: Objektet e Komunave janë pronë e Republikës

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në zyrën e tij komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, për të diskutuar rreht situatës dhe tensioneve të krijuara në veri të vendit.


Kurti ka thënë se “Liria e lëvizjes, sundimi i ligjit, siguria dhe mbrojtja, për të gjithë qytetarët, pa dallim bindjeve politike a prejardhjes, përkatësisë etni​ke apo fetare, në Republikën e Kosovës është prioritet dhe interes i të gjithëve. Institucionet e sigurisë duhet të bashkëpunojnë që të garantojnë një ambient të sigurt e të qetë për të gjithë.

Siç ka njoftuar Zyra për Media e Kryeminsitrisë, Kurit në këtë takim ka theksuar se “kryetarët e komunave, të zgjedhur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, duhet t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, për të ofruar shërbime publike cilësore për të gjithë qytetarët, pa pengesa”

Kurti sipas ZKM-së në këtë takim ka deklaruar se objektet e Komunave janë pronë e Republikës së Kosovës.

“Gjithashtu, kryeministri Kurti e njoftoi komandantin Ristuccia se Policia e Kosovës është angazhuar që sipas detyrës zyrtare t’ua mundësojë këtyre kryetarëve hyrjen në vendin e tyre të punës prej nga ata duhet dhe do t’ju shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim e pa diskriminim.Kryeministri theksoi se objektet e komunës janë pronë e Republikës”, përfundon komunikata e ZKM-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë