Loading…

Kurti për gazetën gjermane: Flamuri i Kosovës duket sikur kemi shpallur pavarësinë prej Shqipërisë, e jo Serbisë

  • 03/12/2019 | 17:44

Kurti për gazetën gjermane: Flamuri i Kosovës duket sikur kemi shpallur pavarësinë prej Shqipërisë, e jo Serbisë

Pretendenti kryesor për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për mediumin gjerman, Heinrich Böll Stiftung’s, ka thënë se flamuri i Kosovës dhe ngjyrat që përmbanë, duket sikur Kosova të kishte shpallur pavarësinë prej Shqipërisë e jo Serbisë, transmeton Gazeta Metro.


Lideri i VV’së, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për median gjermane, e cila u publikua sot, ku ka folur edhe për simbolet kosovare, të cilat dikur ky i kundërshtonte fuqishëm.

Pyetur nga gazetari Simon Ilse se çfarë mendon rreth flamurit, simboleve të shtetit e të tjera, Kurti thotë se ato ngjasojnë më shumë sikur vendi të ishte pavarësuar nga Shqipëria.

“Kur na sollën flamurin në parlament, ditën që u shpall pavarësia, u dha pa ndonjë debat, referundim, pa histori, pa gjeografi. Nuk ka as ngjyrë të kuqe, të zezë as shqiponjë në të, sikur po e shpallnim pavarësinë nga Shqipëria, e jo Serbia”, ka thënë Kurti.

Tutje, ai në këtë intervistë thotë se Shqipëria për Kosovën është më shum se vetëm një vend fqinj, teksa flet edhe për kufijtë mes dy shteteve, përcjell Gazeta Metro.

Ndër të tjera, Kurti ka folur edhe rreth dialogut me Serbinë, si dhe marrëveshjen finale të cilën SHBA po e kërkon sa më shpejt.

“Fillimisht më duhet të theksoj se dialogu me Serbinë nuk është prioriteti im. Na duhet të ndërtojmë shtetin fillimisht, të zhvillojmë ekonominë. SHBA ka dy të dërguar. Sigurisht që do doja një marrëveshje sa më shpejt, por mendoj se përmbajtja e saj është me rëndësishme se sa afatet e fundit”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se SHBA ka emëruar si të Dërguar Special për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, si dhe Matthew Palmer, i dërguar Special për Ballkanin Perëndimor.

Të dy këta, brenda një periudhe të shkurtër kanë zhvilluar vizita në Kosovë, ku janë takuar me secilin lider të vendit, të cilëve u kanë bërë thirrje për formim të Qeverisë dhe marrëveshje sa më të shpejtë me Serbinë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë