Loading…

Kurti për kthimin e serbëve në institucione: Atij që e hodhi uniformën e Policisë së Kosovës, s’i them kthehu

  • 22/03/2023 | 13:32

Kurti për kthimin e serbëve në institucione: Atij që e hodhi uniformën e Policisë së Kosovës, s’i them kthehu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për media ka thënë se nuk ka bërë thirrje për kthim të serbëve në institucionet e Kosovës, mirëpo shton se ka bërë thirrje për aplikim të të gjithë të interesuarve, shkruan Gazeta Metro. 


Kurti tha se të gjithë serbët e kanë të drejtën të aplikojnë në polici, shëndetësi dhe arsim, përveç në politikë.

“Unë nuk kam bërë thirrje për kthim të serbëve në institucione, por kam bërë thirrje disa herë për aplikim të të gjithë të interesuarve, jo veç në politikë, por edhe në polici, shëndetësia, arsim. Të gjithë serbët e kanë këtë të drejtë”, tha ai.

Tutje kryeministri tha se ata qe i hodhën uniformat e policisë së Kosovës, nuk i themi kthehu.

“Atij që e hodhi uniformën e policisë së Kosovës, nuk i them dot kthehu, ose  atij që mori medalje në Beograd pas dorëheqjes, mirëpo  të tjerët që janë të interesuar, pa dyshim që mirëpresim aplikimet e tyre. Sipas informatave që kam nga MPB, aplikimi i serbëve në këtë kohë po rritet interesimi madje edhe konvertimi i targave”, tha Kurti. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë