Loading…

Kurti për mediumin britanik: Serbia po kërcënon me një luftë të re ballkanike

  • 05/11/2021 | 17:25

Kurti për mediumin britanik: Serbia po kërcënon me një luftë të re ballkanike

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar për gazetën britanike “The Telegraph” se qeveria e Serbisë po kërcënon të nisë një luftë të re ballkanike në përpjekje për të nxjerrë koncesione nga Perëndimi.


Sipas mediumit britanik, Kurti akuzoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq se po vepron si “Gjermania mes Luftërave Botërore” dhe paralajmëroi se krizat e fundit në Kosovë dhe Bosnje mund të përshkallëzohen nëse qeveritë perëndimore nuk e marrin seriozisht.

Në këtë artikull, mediumi prestigjioz britanik gjithashtu përmendi edhe situatën përshkallëzuese që ndodhi në veri të Kosovës muajin e kaluar, dhe gjithashtu edhe deklaratën e përfaqësuesit të lartë të OKB-së në Bosnje, Christian Schmidt i cili tha në fillim të kësaj jave se marrëveshja e paqes së Dejtonit e vitit 1995 ishte afër kolapsit.

“Unë mendoj se është padyshim situata është më e rrezikshme se më parë”, ka thënë Kurti për “The Telegraph”, transmeton Telegrafi.

“Ata duan të sillen sikur të jenë Gjermania mes dy luftërave botërore: ‘nëse nuk do të na kënaqni, ne do të bëjmë një tjetër’. Sepse ata kanë bërë një raund në vitet nëntëdhjetë”, ka thënë ai.

“Nëse i kontrolloni shifrat për shpenzimet ushtarake të shpenzuara në Serbi, të cilat vitet e fundit janë rritur në qiell. Për kë po i blejnë të gjitha këto?” shtoi ai.

“Fakti që po e them këtë me shumë qetësi, është sepse e kam parë që muaj dhe vite më parë”, ka potencuar Kurti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë