Loading…

Kurti për raportet me Ramën: Nuk kanë qenë asnjëherë të përkeqësuara

  • 30/03/2023 | 23:10

Kurti për raportet me Ramën: Nuk kanë qenë asnjëherë të përkeqësuara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe për marrëdhëniet që i ka me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.


Kurti thotë se raporti i tyre nuk ka qenë asnjëherë i përkeqësuar.

Sipas tij, asnjë kryeministër i Shqipërisë dhe  i Kosovës, kushdo qofshin nuk e kanë luksin e as të drejtën të mos bashkëpunojmë.

“Nuk ka qenë asnjëherë i përkeqësuar, por ne i kemi dallimet e kemi edhe mospajtim. Jemi dy kryeministra që nuk e kemi jo luksin, por as të drejtën të mos bashkëpunojmë.

Kushdo që është kryeministër në Shqipëri, kryeministri i Kosovës e ka për detyrë të komunikojë e bashkëpunojë për kundër dallimeve, sepse edhe interesat e qytetarëve tanë dhe kombit mbarë në përgjithësi na kërkojnë një detyrë e një përgjegjësi të tillë”, tha Kurti

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë