Loading…

Kurti për situatën në Bosnje: Zhvillimet ndërlidhen me Kosovën

  • 03/11/2021 | 20:00

Kurti për situatën në Bosnje: Zhvillimet ndërlidhen me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zhvillimet e fundit në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërlidhen me Kosovën, shkruan Gazeta Metro.

Kurti është deklaruar sot lidhur me situatën e krijuar në Bosnje dhe Hercegovinë, pas deklaratave të drejtuesit serb të Bosnjës, Milorad Dodik, i cili është duke kërcënuar me ndarjen e Republika Sërpskës- si entitet i banuar me shumicë serbe nga pjesa tjetër e Bosnjës.

Ai deklaroi se zhvillimet në Bosnje lidhen me Kosovën.

“Zhvillimet në Bosnje ndërlidhen me Kosovën në kuptimin që e kanë të njëjtin problem aspiratën hegjemonike nacionaliste të Beogradit, i cili vazhdon të vajtojë për humbjet që shtetit të Serbisë ia ka shkaktuar. Unë besoj që Serbia duhet të emancipohet prej viteve të 90’ta që i shkaktoi katër luftëra në Slloveni, Kroaci, Bosnjë Hercegovinë si dhe në Kosovë, me c’rast në këto dy të fundit edhe kreu gjenocid.”, tha kryeministri Kurti në Prizren. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë