Loading…

‘Theksova dy gjëra kryesore’: Kurti jep detaje për takimet në Tiranë

  • 26/03/2023 | 18:51

‘Theksova dy gjëra kryesore’: Kurti jep detaje për takimet në Tiranë

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë pune në Tiranë, ku edhe është takuar me liderët e shtetit atje, shkruan Gazeta Metro.


Kurti, pas këtyre takimeve, para gazetarëve ka dhënë detaje për temat që ai ka diskutuar me krerët e shtetit të Shqipërisë.

Siç ka njoftuar i pari i qeverisë së Kosovës, ai në takime ka theksuar dy gjëra, ku njëra nga to është, siç ka thënë ai, suksesi dhe progresi demokratike dhe ekonomik i Kosovës në këto dy vite të qeverisjes së tij.

Pos kësaj, gjëja e dytë, ka treguar ai, është se krerët e Shqipërisë i ka informuar për detajet e përmbajtës së marrëveshjes që është arritur në Bruksel dhe aneksit në Ohër.

Ai ka thënë edhe se, kjo marrëveshje tashme duhet të realizohet.

“Jam takuar sot me krerët e institucioneve të Republikës së Shqipërisë. Vizitë pune në Tiranë, e fillova me presidentin Bajram Begaj, për të vazhduar me kryetaren e Kuvendit të Republikës, zonjën Lindita Nikolla. Pastaj një drekë pune me kryeministrin Edi Rama dhe ish-presidentin Meta. Gjatë këtyre takimeve unë theksova dy gjëra kryesore. E para është suksesi dhe progresi demokratik e ekonomik i Kosovës në këto 2 vite të qeverisjes sonë, që është një progres i pashembullt në Kosovën e pavarur. Në anën tjetër, i informova për detajet e përmbajtjes së marrëveshjeve që kemi realizuar së pari në Bruksel dhe më pas edhe aneksin e zbatimit në Ohër për normalizmin e marrëdhënieve me Kosovës dhe Serbisë. Dëshirova që t’i njoftoj për së afërmi dhe në hollësi me procesin e dialogut, por gjithashtu me elementët përbërës të marrëveshjes që tashmë duhet të realizohet”, ka deklaruar Kurti.

Duhet shtuar se, kjo vizitë e Kurtit në Tiranë është zhvilluar pak ditë pas marrëveshjes së arritur mes tij dhe presidentit serb, në Ohër për zbatimin e planit europian.

Megjithatë duhet shtohet se, në këtë marrëveshje nuk janë vendos nënshkrimet e dy liderëve.

Pavarësisht kësaj vlen të ceket se, Josep Borrell, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, pas takimit kishte deklaruar se mes Kosovës dhe Serbisë tashme ka një marrëveshje.

Kjo marrëveshje mes të dy vendeve është mirëpritur dhe përshëndetur nga ana perëndimore. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë