Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka përkujtuar masakrën në Suharekë të vitit 1999, shkruan Gazeta Metro.
Para 24 vitesh, forcat serbe kanë vrarë dhe masakruar 50 anëtarë të familjes Berisha.
I pari i qeverisë së Kosovës, është shprehur se, kjo është e vërtetë kriminale e Serbisë e cila nuk mund të zhduket e as të harrohet.
Postimi i plotë:
Para 24 vitesh, forcat serbe vranë dhe masakruan 50 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë. Mes tyre edhe 11 fëmijë. Pas vrasjeve, rrëmbyen edhe kufomat. Zhdukën kufomat, në përpjekje të zhdukjes të së vërtetës.
Por kjo e vërtetë kriminale e shtetit të Serbisë, nuk mund të zhduket e as harrohet. Kjo është e kaluara jonë e cila nuk kalon.
U përkulemi për forcën e pashembullt të mbijetuarve të vetëm të kësaj masakre, zonjës Shyhrete, zonjës Vjollca dhe Gramozit.
Përkulemi me nderim të përjetshëm para të gjithë atyre që u flijuan.
I përjetshëm qoftë kujtimi për ta! /gazetametro.net