Loading…

Kurti përsëri: Unë jam bartës i listës së VV’së, respektoj Kushtetutën dhe ligjet

  • 21/01/2021 | 09:30

Kurti përsëri: Unë jam bartës i listës së VV’së, respektoj Kushtetutën dhe ligjet

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka deklaruar sërish se ai do jetë bartës i listës dhe nuk do ketë ndryshime pavarësisht vendimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Kurti duke folur pas homazheve tek varri ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka deklaruar se bartës i listës së Vetëvendosjes do jetë vetëm ai.

Ai kërkoi institucionet e shtetit që të bëhen “update”, duke e lidhur këtë me vizitën e ish-ambasadorit Richard Grenell para një viti në Kosovë ku drekoi me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe tha se ajo i përket së kaluarës.

Tutje, lideri i VV’së tha se ai respekton ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës të cilat mbrojnë të drejtat e të gjithë popullit.

“Ne kemi dorëzuar listën tonë ashtu siç është kërkuar dhe ajo është lista e jonë, para 1 viti ka qenë në Kosovë ish-ambasadori Grenell për një darkë me ish-presidentin, por ajo është viti i kaluar, mendoj që institucionet e shtetit duhet të updatohen në rrethanat e reja ku jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, unë jam bartës liste i cili i respekton dhe i përfill në përpikëri Kushtetutën dhe ligjet të cilat mbrojnë të drejtat e të gjithë neve dhe secilit prej nesh”, tha Kurti, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se KGJK ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me 47 kandidatë për deputetë nga 15 subjekte politike që kanë problem me ligjin për të kandiduar në zgjedhjet e 14 shkurtit, në mesin e tyre është edhe Albin Kurti.//gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë