Loading…

Kurti përvidhet disi, dhe përshëndetët për dore me Macronin

  • 11/11/2021 | 22:47

Kurti përvidhet disi, dhe përshëndetët për dore me Macronin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ftuar në Forumin e Paqes ka udhëtuar sot për në Parisë, por që mezi ka arritur ta përshëndes, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, duke ia zgjatur vetëm dorën, shkruan Gazeta Metro.


Kryeministri i Kosovës këtë të enjte ka udhëtuar për në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes. Në këtë forum Kurti është përvjedhur disi sa për ta përshëndetur për dore presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Forumi i Paqes në Paris do të mbahet këtë të enjte dhe të premten në të cilin do të marrin pjesë 450 pjesëmarrës.

E i ftuar në Forumin e Paqes është edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili tashmë ndodhet në Paris.

Pas ceremonisë së hapjes, kryeministri Rama ishte pjesë në panelin digjital “Ndalo-dhe-Ec – Si të rivendosim lëvizshmërinë globale”, në të cilin u diskutua se si vendet mund të koordinohen më mirë dhe cilët institucione apo aktorë mund të ofrojnë rregulla dhe mekanizma për të përmirësuar lëvizshmërinë në kohët e COVID-19.

Ndërsa për kryeministrin Kurti nuk dihet nëse ka zhvilluar ndonjë aktivitet përveç kësaj zgjatje dore me Macron, përcjellë Gazeta Metro.

Ky forum i dialogut politik të nivelit të lartë synon forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh në dobi të paqes dhe sigurisë.

Forumi i Parisit për Paqen është një platformë e shkëlqyer për shkëmbimin e mendimeve me drejtues të lartë nga e gjithë bota.

Duhet theksuar se  kjo ftesë vjen pak ditë pasi Kosova dhe kryeministri Albin Kurti nuk është ftuar nga presidenti i ShBA’ve, që të jetë pjesë në Samitin e Demokracive./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë