Loading…

Kurti plot vetbesim: Nuk i frikesohem presionit të ndërkombëtarëve

  • 11/11/2019 | 22:36

Kurti plot vetbesim: Nuk i frikesohem presionit të ndërkombëtarëve

Takime me zyrtarë të nivelit të lartë nuk zhvilloi, të tilla as nuk u panë. Por Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti po thotë se nuk frikësohet nga presioni i partnerëve të huaj, pasi sipas tij, ata e respektojnë më shumë atë se politikanët e tjerë në Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Brenda një periudhe shumë të afërt, Kosovën e vizituan dy zyrtarët e lartë amerikanë, të Dërguarit e Posaçëm të Presidentit Donald Trump, Richard Grenell dhe Mattheë Palmer.

Në secilën paraqitje e takim të tyre, u kujdesën që të bëjnë thirrje për formim sa më të shpejtë të Qeverisë, dialog me Serbinë dhe marrëveshje përfundimtare.

Sidoqoftë, thirrjet e presionin e tyre, Albin Kurti po e konsideron si asgjë, madje sipas tij ata e respektojnë më shumë atë, se sa liderët tjerë të vendit.

Në një intervistë të dhënë së fundi për Report Tv, Kurti po thotë se nuk nuk i frikësohet presionit ndërkombëtar për dialogun me Serbinë, shkruan Gazeta Metro.

“Unë nuk vjedh. Këta bëjnë krim të dyfishtë sepse vjedh dhe vjedhin një vend të varfër. Ndërkombëtarët dinë gjithçka, e njohin secilin. Secili që del dy herë në televizor ne Kosovë është i skanuar. Këta nuk i merr seriozisht askush sepse e vjedhin vendin” ka thëne Kurti.

Kujtojmë se Kurti shpërfilli deklaratatat e zyrtarëve amerikanë edhe disa ditë më parë. Ndonëse ata bën thirrje që të krijohet sa më shpejtë Qeveria e të arrihet marrëveshje me Serbinë, një të tillë ai tha se nuk e sheh as në pranverën e ardhshme.

Lideri i VV’së madje, edhe disa herë të tjera u shpreh se nuk e ka për ngut dialogun me Serbinë, pasi siç thotë ai ‘është një situatë që duhet të analizohet më shumë’./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë