Loading…

Kurti pret delegacionin nga Shqipëria, Zyra e Kryeministrit tregon se çka u diskutua

  • 25/10/2022 | 17:59

Kurti pret delegacionin nga Shqipëria, Zyra e Kryeministrit tregon se çka u diskutua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në zyrën e tij një delegacion nga Republika e Shqipërisë, të përbërë nga dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Pandeli Majko dhe Gerta Duraku, Prefekti i Kukësit, Ali Hallaçi dhe Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.


Në takim u diskutua për mënyrat dhe mundësitë e shtimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në nivel qendror dhe projekteve të përbashkëta në atë lokal. Qarku i Kukësit ka vlerë të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, u tha në takim.

Me këtë rast Kryeministri Kurti u ftua që ta vizitojë Kukësin.

Ai shtoi se duam të ecim në rrugën e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, me theks te lehtësimi i lëvizjes së banorëve të brezit kufitar.​

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë