Loading…

Kurti priti komandantin e KFOR-it, diskutohet bashkëpunimi dhe Veriu i Kosovës

  • 08/08/2022 | 18:37

Kurti priti komandantin e KFOR-it, diskutohet bashkëpunimi dhe Veriu i Kosovës

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në zyrë komandantin e KFROR-it, gjeneral Major Ferenc Kajári. Në takim ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe aty, sipas Zyrës së Kryeministrit, Kajari e ka lavdëruar Policinë e Kosovës për sjelljen e para një jave në veri.


Siç njofton Zyra e Kryeministrit, bashkëpunimi i Qeverisë me KFOR-in ishte tema kryesore e takimit.

“Bashkëpunimi i afërt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), përbrenda mandateve që kanë, ishin në qendër të takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe komandantit të Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári”, ka njoftuar ZKM.

Në takim, ZKM thotë se “u ritheksua rëndësia e KFOR-it në sigurimin e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës, që është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it”.

“Kryeministri Kurti theksoi domosdoshmërinë e përcjelljes së mesazheve të qarta për veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend”, thotë Zyra e Kryeministrit.

Në takimin e përbashkët me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kurti thuhet se shprehu gatishmërinë e Qeverisë dhe institucioneve tjera të vendit për bashkëpunim. Në anën tjetër, sipas ZKM-së, Kajari e cilësoi si të mirë bashkëpunimin.

“Komandanti i KFOR-it i falënderoi Kryeministrin Kurti dhe Ministrin Sveçla për bashkëpunimin e mirë mes Qeverisë, Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, ndërsa i përgëzoi policët për sjellën profesionale lidhur me ngjarjet në veri të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Kryeministri Kurti dhe Ministri Sveçla potencuan profesionalizmin dhe guximin e organeve tona të rendit dhe të sigurisë, përkatësisht Policinë e Kosovës, në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë sonë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë