Loading…

Kurti: Putini është i obsesionuar me Kosovën

  • 04/06/2023 | 19:22

Kurti: Putini është i obsesionuar me Kosovën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se ka të qartë që Rusia është e interesuar për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor dhe sipas tij Rusia për këtë qëllim të saj është duke e përdor Serbinë.


“[Presidentit i Rusisë Vladimir] Putini është i obsesionuar me Kosovën edhe shumëçka e lidh me vitin 1999 dhe intervenimin e NATO-s. Ai është tepër i indinjuar që Kosova është shembull suksesi i intervenimit të NATO-s, i shtetndërtimit demokratik dhe i zhvillimit ekonomik”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurti Putini është shumë i lumtur që ndërhyrja NATO-së  Afganistan dhe në Irak nuk doli aq e suksesshme.

“Kosova e bën kontrastin e madh, por Putin do të donte që edhe Kosova të dështojë sikurse Iraku dhe Afganistani. Mirëpo Kosova është shtet i pavarur, sovran gjithnjë e më i fuqishëm i cili nuk zmbrapset e as nuk i nënshtrohet Serbisë si një regjim klient i Moskës dhe Kremlinit”, ka thënë Kurti për TheGeopost, përcjellë Dukagjini.

“Unë e kam të qartë se Rusia është e interesuar për destabilizimin e Ballkanit dhe për këtë e përdor Serbinë. Mirëpo në anën tjetër edhe Serbia është e gatshme që vazhdimisht t’i ngacmojë fqinjët, herë Bosnje e Hercegovinën, herë Malin e Zi e herë Kosovën  sepse vetëm në këtë mënyrë ajo mund ta shmangë vëmendjen nga kriza e brendshme që ka, sepse asnjë popull nuk mund të qëndrojë gjatë pa liri”.

“Qytetarët në Serbi nuk janë të lirë sepse Serbia nuk është vend demokratik, edhe Freedom House thotë që është regjim hibrid. Për bindjen time është autokraci e pastër, andaj krizën në të cilën ndodhet autokracia, sepse popujt dhe qytetarët duan të jenë të lirë natyrisht që do të mund të zbutet ca duke shkaktuar probleme në fqinjësi”, ka shtuar kryeministri Kurti.

Kurti ka thënë se institucionet e sigurisë së Kosovës kanë informacione dhe që “Ujqit e Natës edhe “Grupi Wagner”  kanë qenë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe sipas tij këta të fundit janë në Serbi.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë