Loading…

Kurti pyetet se pse s’ka deklaratë nga Vjosa Osmani për Ohrin: S’është e thënë që secili udhëheqës të deklarohet

  • 22/03/2023 | 14:00

Kurti pyetet se pse s’ka deklaratë nga Vjosa Osmani për Ohrin: S’është e thënë që secili udhëheqës të deklarohet

Kryeministri Albin Kurti sot u pyet nga gazetarët për mosdeklarimin e presidentes Vjosa Osmani rreth marëveshjes së dakorduar në Ohër me Serbinë.


Ai tha se nuk është e thënë që secili udhëheqës të deklarohet për çështjet meqë janë bashkë në udhëheqje.

“Ju duhet ta kuptoni që ne kemi fituar bashkë më 14 shkurt 2021. Nuk janë më ato modelet e vjetra kur deklaron diçka kryeministri e duhet ta pyesim çka mendon për këtë presidenti ose deklaron presidenti e çka mendon kryeministri. Ka shumë gjëra për të cilat deklarohet presidentja e unë fare nuk e konsideroj të nevojshme të deklarohem dhe anasjelltas. Deklarohet kryeministri është si të deklarohet presidentja, sepse po e theksoj edhe njëherë, ne jemi bashkë”.

Kurti tha se nuk e sheh të nevojshme deklarimin nga secili udhëheqës i institucioneve.

“E tash çka mendon kryeparlamentari Glauk Konjufca për Ohrin, e çka mendon ministrja e Jashtme Gërvalla… nuk ka nevojë, veç nëse doni ta bëni këtë prioritet”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë